Më së shumti para në muajin maj, 19.532 denarë, nevojiteshin për ushqim dhe pije, ndërsa 13.392 denarë për mbulimin e shpenzimeve për banim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një familje prej katër anëtarësh muajin e kaluar i nevojiteshin 49.025 denarë për të mbuluar shpenzimet minimale. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), e cila përgatit shportën e konsumit sindikal, thotë se më së shumti para në muajin maj, 19.532 denarë, janë nevojitur për ushqim dhe pije, ndërsa 13.392 denarë janë nevojitur për mbulimin e shpenzimeve për banim.
Nga shpenzimet e tjera, të cilat janë pjesë e shportës sindikale, 3.720 denarë nevojiteshin për udhëtim, 3.196 denarë për higjienë, ndërsa për mirëmbajtjen e shëndetit nevojiten 821 denarë.
“Shporta e përgjithshme e konsumit sindikal arrin në 44.047 denarë, ndërsa kur i shtohen 4.977 denarë për shpenzimet e jetesës, gjegjësisht inflacioni, bëhet fjalë për 49.024 denarë”. Nga LSM theksojnë se paga mesatare e paguar neto për punonjës në mars të këtij viti ishte 34.925 denarë.