
Viti shkollor 2022/2023 sot përfundon për nxënësit e shkollave të mesme, por jo edhe për filloristët për të cilët fundi i mësimit do të jetë të mërkurën, më 14 qershor.
Në shkollat fillore viti shkollor është zgjatur për tre ditë. Pas pushimit dimëror gjysmëvjetori i dytë filloi më 23 janar në vend të 18 janarit.
Maturantët, nga ana tjetër, nesër do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore. Kandidatët e regjistruar patën mundësinë të zgjedhin nga shtatë lëndë: Matematikë, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Rusisht, Estetikë apo Filozofi. Në provimin e parë të jashtëm, Gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsin, më 27 maj i janë nënshtruar 15.620 maturantë.