
Më datë 06.06.2023, në ora 09:45 në Strugë, zyrtarë policorë nga MPB- Strugë kanë arrestuar 37-vjeçarin D.U. nga Struga dhe 46-vjeçarin E.P. nga Kumanova.
Ata dyshohen se kanë kryer një “vjedhje të rëndë” në një shtëpi në lagjen “Plitishta” të Strugës, gjatë së cilës kanë marrë disa sende. Të arreestuarëve u janë marrë sendet e vjedhura gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në banesën e D.U. në Strugë. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit,ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës, njofton MPB.