
Nga dr.Arben Labenishti
“T’rrnoj partia” se shqiptarizma “ka maru”
Aty ku nuk njihet e drejta kombëtare, nuk mund të jetësohen liritë dhe të drejtat e njeriut!
Për drejtuesit e BDI-së dhe qeveritarët shqiptar, kjo e drejtë me vlerë universale nuk ka kuptim, është e parëndësishme dhe e pavlefshme.
Të kundërtën e saj, ata e kanë doktrinë të veprimit të tyre politik.
Kjo frymë vazhdon t’i vrasi të drejtat tona kombëtare.
Përballja me krizat politike, intelektuale dhe morale, kërkon punë për ndërgjegjësim dhe vlerësim e marrje në konsideratë potencialin shqiptar.
