OKB: 1.6 milion njerëz në botë sëmuren çdo ditë për shkak të ushqimit të pasigurt

Agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) njoftoi se afërsisht 1.6 milion njerëz në mbarë botën sëmuren çdo ditë për shkak të konsumit të ushqimit të pasigurt.

Një konferencë javore për media u mbajt nën moderimin e Rolando Gomez, Shef i Departamentit të Shtypit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Njësisë së Informacionit të Zyrës së OKB-së në Gjenevë.

Drejtori i FAO-s në Gjenevë, Dominique Burgeon tha se 40 për qind e të prekurve nga ushqimi i pasigurt janë fëmijë.
“Konstatuam se 340 fëmijë nën moshën 5-vjeç humbën jetën si pasojë e ngrënies së ushqimit të kontaminuar”, tha Burgeon duke shtuar se ndotja mund të vinte nga burime të ndryshme si bakteret, viruset dhe kimikatet.

“Çdo ditë, rreth 1.6 milion njerëz në mbarë botën sëmuren nga konsumi i ushqimit të pasigurt”, tha ai.

Burgeon nënvizoi se ushqimi i sigurt dhe qasja në ushqim të shëndetshëm janë të drejtat themelore të njeriut.