“Procedura e ndryshimeve kushtetuese është shumë e qartë. Nisma e Grupit të punës është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ata e kanë dërguar në Qeveri, Qeveria do ta rishikojë dhe më pas do t’ia dorëzojë Kuvendit ku më pas hapet procedura e Komisionit për Çështje Kushtetuese, më pas në seancë plenare dhe edhe një herë shpreh shpresë që të gjithë deputetët do të jenë në nivelin e detyrës që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, kurse interes prioritet i qytetarëve është integrimi në BE, sepse kjo shihet çdo ditë, në 30 vjetët e fundit, qytetarët tanë duan të jetojnë në BE”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.