BDI-ja shënon përvjetorin e themelimit

21 vite pas themelimit BDI-ja si asnjëherë më parë feston e ndarë në dysh. Në fillimin e dekadës së tretë të partisë, munguan disa nga themeluesit e subjektit dhe krerët e partisë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i gjetur në përvjetorin e parë pa disa nga shokët e idealit, fraksionin e dalë nga subjekti i tij e gjykoi si grup të interesave personale.

Ahmeti bëri thirrje që zgjedhjet e brendshme të partisë që do të mbahen më 2 korrik të dëshmojnë demokraci partiake dhe pjekuri politike.

Gjatë fjalimit për 21 vjetorin e partisë, Ahmeti foli për projektet të cilat sipas tij mbajnë vulën e subjektit të tij. Tani sipas Ahmetit në fokus është fronti Evropian në të cilin të gjithë janë të mirëseardhur. Ndërkohë i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të reflekton në mbështetje të procesit integrues për në BE.