Ali Ahmeti: Të bashkohemi për të ardhmen europiane

Sot, BDI ka festuar 21 vjetorin e themelimit si subjekt politik. Përmes një panel diskutimi fillimisht dhe më pas në një koktej rasti kreu i BDI z. Ali Ahmeti ka elaboruar në pika të shkurta këtë rrugëtim të subjektit politik të cilin e drejton. Kryetari Ahmeti mes tjerave ka përmendur edhe suksesin e BDI-së në proceset zgjedhore, marrëveshjet e nënshkruara dhe të zbatuara si dhe shumë punë të bëra deri më tani.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë të kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti:

Kemi mbyllur 21 vite nga dita e sotme e themellimit të UÇK-së nga një organizatë në subjekt politik, bashkë me bashkëmendimtarë dhe veprues të kohërave ku shqiptarët në Maqedoni përballeshin me padrejtësitë më të mëdha të përjashtuar nga çdo proces, të margjinalizuar dhe përjashtuar.

Ne, bashkërisht arritëm të ndryshojmë statusin juridik e politik të shqiptarëve nga të shtypur, margjinalizuar në zot të shtëpisë së vet dhe dalëzotës i të gjitha vlerave kombëtare duke filluar nga zyrtarizimi i flamurit kombëtar, gjuha shqipe, përfaqësimi në administratë në gjitha nivelet duke i bërë vërtetë zot në shtëpi të vet shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kemi mbyllur kapituj historik, kemi bërë historinë më të re të këtij vendi, nuk ka histori të këtij vendi pa qenë pjesë e historisë së ndryshimit të madh UÇK dhe BDI si një organizatë që mblodhi rreth vetes idealist, misionar, dijetar dhe liridashës e paqbërës, prandaj 21 vite me rradhë ne nuk kemi mësuar asnjë humbje por në çdo betejë kemi dal fitimtar dhe më të suksesshëm e krenar.

Të nderuar,

Të gjitha vlerat që kemi ndëruar nuk dua të komentoj nga arsimi e shëndetësia sepse ata janë të shumta, nuk dua të bëj as përshkrim atyre vlerave që ne na ngritën dinjitetin, institucionalizuan dinjitetin që gjenerata të shumta kishin luftuar. Ne nuk jemi nga ata që e mbajmë kokën lartë dhe bosh sepse nuk ishim ne të parët por kishte dhe para nesh të cilët rezistonin që ne të organizohemi më mirë, e pse mos kujtojmë të parët tanë të pamposhturin Nexhat Agollin dhe frymëzuesin për dekada me rradhë Rafi Halili, këto kanë qenë ata që ne na frymëzonin dhe na mbanin shpirtin gjallë për të qenë sot të tubuar bashkërisht.

Ne, u përcaktuam pas luftës për t’i bashkuar shqiptarët sepse luftën nuk e bëmë për të ndarë pushtet me të tjerët, luftën e bëmë për të qenë të barabartë, për të bërë ndryshimet e mëdha dhe iniciativën me zemër e me shpirt e morëm 4 vite shqiptarët të funksionojnë si një trup i vetëm për Marrëveshjen e Ohrit, për fat të keq kjo marrëveshje që shprehi mirëkuptim e falenderim për dy pjesëmarrës që këtë marrëveshje e kemi bërë në Prizren që nuk janë tash por për të përkujtuar në këtë hap që ky qëllim të materializohet.

Vazhdojmë punët tona dhe politikat tona edhe atëhërë kur kishim skepticizëm se vendi nuk bëhet anëtar i NATO dhe kjo çështje është realitet. Tani para nesh shtrohet puna, e palodhshme që duhet bërë anëtarësimi në BE, ne në organet drejtuese kemi analizuar deri në detaje se cila është nevoja më e madhe në këtë situatë që mund të shërbejë këtij shkurtimi drejt anëtarësimit në BE, sigurisht që na rezultoi Fronti për Europë, prandaj bëmë dhe një sërë takimesh e konsultash me elektoratin e BDI dhe përqafoi e u përgëzua këtij momenti të rëndësishëm kaq dobiprurës për qytetarët e vendit.

Nuk ngelëm me kaq, por idenë e diskutuam dhe me parti tjera, dyert janë të hapura për të gjitha partitë politike si ato në pozitë edhe ata në opozitë, Fronti për Europë nuk ka ngjyrë por brenda këtij fronti ka ardhmëri dhe shërbim më të madh të qytetarëve dhe në veçanti për ne si BDI nuk mund të bëjmë më shumë se sa anëtaësimi në BE dhe ky do ishte suksesi historik për vendin dhe për BDI si një front që për 20 vite me rradhë asnjëherë nuk ka devijuar nga platformat e veta drejt qëllimeve përfundimtare.

Ne pasi realizuam agjendat e rëndësishme të shkëputura nga MO dhe e Prespës, vazhduam me interesim të fortë për infrastrukturën. Një çështje e rëndësishme për ne dhe ardhmërinë e vendit dhe rajonit ka qenë Korridori i 8, tanimë nuk është një ëndërr e vrarë në sirtar që 30 vite mbajtur mbyllur për mos parë diellin, Korridori i 8 veçmë ka nisur punimet dhe studimet për ndërtim dhe brenda 5 vitesh e tërë infrastruktura do jetë e mbyllur, sigurisht me një kosto rreth 2 miliardë euro por një ndihmesë e madhe për zhvillim dhe përparim ekonomik.

Ne tanimë po angazhohemi edhe për ndryshimet kushtetuese, ndryshimi i Kushtetutës duhet të ndodhë ashtu siç ndodhi me marrëveshjen e Prespës duhet të ndodh dhe me atë të fqinjësisë së mirë, hapja e Kushtetutës dhe vendosja e komuniteteve më të vogla siç janë bullgarët, kroatët, malazezët dhe të tjerët me çka përfundimisht do të mbyllet një kapitull historik dhe do të legjitimoheshin ndërkombëtarisht dhe në këtë kanë mbështetjen tonë pa rezervë që sa më parë ky ndryshim edhe të ndodhë, ne inkurajojmë partitë politike të bëjnë këtë akt sidomos VMRO DPMNE bashkë me aletatët e vet të reflektojnë dhe mos bëjnë gabimin që bënë me marrëveshjen e Prespës por të veprojnë për të ardhmen e vendit drejt BE.

Unë mendoj se VMRO ka kapacitet dhe njerëz që dinë të jenë të reflektushëm mbi zhvillimet politike në rajonin e Ballkanit Perendimor. Vendi ynë duhet të jetë shembull ashtu siç ka qenë deri më sot, në drejtim të menaxhimit me situata edhe atëherë kur janë paraparë reziqe për vendin, me mirëkuptim e dialogim i kemi tejkaluar dhe sot jemi shembull i mirë që meret për vendet tjera për menaxhim me kriza, siç e kemi pasur ne.

Unë, për 21 vite angazhim në BDI dhe për mbi 20 vjet angazhim në LPK, përherë kam nxirut afrimin dhe pajtimin e njerëzve sepse vetëm duke qenë bashkë mund të jemi të suksesshëm dhe asnjëherë nuk jam zhgënjyer sepse vërtetë ka rezultuar me sukses. Unë kam qenë armik i parollës besnik bënu dhe besë mos i zi sepse na e kanë hedhur pushtuesit.

Unë kam zgjedhur të jem shok e besnik me të gjithë bashkëmendimtarët, kam zgjedhur më mirë filozofinë tradhëtohu por mos u bë mosbesues sepse kokën e mban pas dhe nuk i ke përpara shkon drejt theqafjes.

Nuk e di çfarë të keqe u bëra unë dhe BDI, 150 mijë votues që mbështesin BDI, një pakicë të vogël janë që kanë parë të mira materiale por të tjerë janë që janë gëzuar të mirave të përgjithshme, prandaj mos lëndojmë 150 mijë njerëz që kanë votuar BDI.

Ne tash kemi filuar një proces dhe zbatojmë vendimet e KP dhe dokumenta të BDI ku janë shpallur zgjedhje të lira që për herë të parë aplikohet në vend dhe rajon 1 anëtarë 1 votë, janë mbajtur në 11 degë dhe në 23 degë janë shpallur dhe kordinatorët janë caktuar, KQZ meret intenzivisht dhe kur do bëhet votimi në 2 korrik, deri atëherë do ketë garë të hapur dhe konkuruese dhe do fitojnë ata që do kenë përkrahjen e shumicës së anëtarësisë.

Sot gjithnjë po shkojmë duke dhënë hapësirë të rijëve dhe kuadrove që janë rritur në BDI.

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Ka shumëçka që të flas e bisedoj me ju por do të doja që një hapësirë të ju lë dhe juve të bashkëbisedoni dhe të shfaqni mendime me rastin e këtij përvjetori të 21 të BDI.

Rrofshi e qofshi dhe të gjithë bashkë të ecim përpara,

Zoti na ndihmoftë.