
Komunikacioni në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum në afërsi të fshatit Labunishtë po vazhdon me kalim të alternuar të automjeteve, njoftoi sot Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Shefi i Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, Mitko Temellkoski, dje tha se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga një stuhi e shkurtër me reshje të forta shiu.
Vërshime ka pasur edhe në Prilep dhe Kavadar, ku janë përmbytur më shumë se 10 objekte, kryesisht bodrume.