BE: Jemi të gatshëm për masa vendimtare nëse situata në veri të Kosovës nuk qetësohet

I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa de-përshkallëzimi, të ndalojnë përdorimin e retorikës së ndarjes dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Nevojitet një rikthim i menjëhershëm i paqes, sipas njoftimit të shteteve të 27-ta anëtare të BE-së

Mos qetësimi i situatës në veri të Kosovës do të ketë pasoja negative dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa vendimtare me këtë rast, thuhet në njoftimin e shteteve anëtare të Unionit të publikuar sot.

Anëtarët e BE-së, në një deklaratë të publikuar në Twitter nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dërgojnë mesazhe dhe pritshmëri konkrete për autoritetet e Kosovës dhe për serbët në veri të Kosovës.

“Ne presim që Kosova të veprojë në atë mënyrë që nuk do të çojë në përshkallëzim të situatës dhe të ndalojë menjëherë operacionet policore pranë ndërtesave komunale në veri të Kosovës.” thuhet në deklaratë.