Kroacia po ia merr forcën punëtore Maqedonisë së Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë shumë më shpesh po largohen për punë në Kroaci.

Rritja e ofertës së punës dhe pagat më të larta i tërheqin qytetarët e Maqedonisë së Veriut të fitojnë më shumë. Familje të tëra nga vendi nisen për punë sezonale në këtë vend. Më së shumti punojnë si kamerierë, banakierë, në hotele, restorante, kafene, por edhe si shërbëtor e kuzhinier. Pagat e kamerierëve në hotele variojnë nga 730 deri në 1200 euro. Akomodimi dhe ushqimi ofrohet për punëtorët sezonalë. Disa hotele kanë ndërtuar objekte shtesë për të akomoduar punëtorët e tyre. Si rregull sigurohen tre vakte dhe punëtorët paguhen për udhëtimin. Kërkesa për kamerierë, kuzhinierë dhe staf tjetër është e lartë, raporton makfax.com.mk, përcjell PRESSonline.al.

Për një kuzhinier në një restorant në Stari Grad në Hvar, ata ofrojnë një pagë neto prej 1,065 euro për gjashtë deri në shtatë orë në ditë, gjashtë ditë në javë. Ato ofrojnë akomodim për punonjësit në dhoma hoteli dyshe, tre vakte të ngrohta dhe shpenzime udhëtimi të paguara. Përveç pagës së rregullt, ofrojnë edhe shpërblime për rezultate të veçanta të punës dhe një shpërblim prej 650 euro për punëtorët që vendosin të kthehen sezonin e ardhshëm.

Në Poreç dhe Rovinj është hapur një pozicion për një mikpritës kampi, i cili përfshin detyra për pranimin e mysafirëve, faturimin dhe lëshimin e faturave, detyrat e pritjes, pastrimin e shtëpive mobile dhe mirëmbajtjen e tyre, për një pagë prej 915 euro neto me pagesën e një vakti të ngrohtë, si dhe paguhet jashtë orarit.

Në Fontana, sipas shpalljes në faqen “Puna ime”, për pozicionin e menaxherit të një bar plazhi janë të gatshëm të paguajnë nga 1800 deri edhe 2600 euro. Përshkrimi i punës përfshin, ndër të tjera, planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e punës së të gjithë stafit.

Për punën – larëse enësh me orar fiks ne Dubrovnik që perfshin renditjen, larjen, hekurosjen, larjen e palosshme, çarçafet e krevatit dhe rrobat e restorantit, paga është 750 euro bruto.

Disa pronarë restorantesh i paguajnë kryekuzhinierit 4000 euro dhe ndihmësit 2000 euro.