Një i vdekur dhe disa të lënduar nga aksidenti tragjik në rrugën Ohër-Kërçovë

Një i vdekur dhe disa të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur në rrugën Ohër-Kërçovë.

Sipas policisë, në të janë përfshirë tre automjete.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB të Ohrit për Makfax.

Sipas informacioneve fillestare, jozyrtare, në aksident janë shkaktuar dëme të tjera materiale, ku në të kanë marrë pjesë një furgon dhe dy automjete pasagjerësh.

SPB Ohër e ka konfirmuar ngjarjen për OhridPress dhe më shumë informata do të njoftojë nesër.