
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 483 fëmijë janë vrarë, ndërsa 989 fëmijë të tjerë janë plagosur. Njoftimi u bë nga Prokuroria e Përgjithshme e vendit.
Shumica e fëmijëve u plagosën në rajonet Donetsk, Kharkiv dhe Kherson.
“Këto shifra nuk janë përfundimtare,” tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një deklaratë.
Sipas të dhënave të OKB-së, nga 24 shkurti 2022 deri më 8 maj 2023, 8791 civilë janë vrarë në Ukrainë, ndërsa 14815 janë plagosur. OKB-ja sqaron se këto shifra mund të jenë më të larta.