Pesë ligjet për përshpejtimin e procedurave për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D u miratuan me shumicë votash nga shumica parlamentare. Ligji për marrëdhënie pune, Ligji për shpronësim, Ligji për ndërtim, ai për planifikim urbanistik dhe Ligji për konfirmimin e partnerit strategjik u proceduan dhe miratuan me flamur të BE-së, edhe përskaj kundërshtimit të opozitës dhe të disa deputetëve nga partitë më të vogla në koalicionin qeveritar. Procedurën me flamur të BE-së e kishte kritikuar edhe Bashkimi Evropian nga ku kishin konfirmuar se ligjet nuk kanë lidhje me harmonizim me legjislaturën e BE-së. Ndryshimet ligjore parashikojnë anashkalim të procedurave të zakonshme të planifikimit dhe ndërtimit, për projektet me rëndësi strategjike.
“Marrëveshjen strategjike e keni prej dy vitesh dhe në këto dy vite arritët që në skenë publike para syve të opinionit t’i nënçmoni deputetët tuaj sepse fillimisht i detyruat të dorëzojnë ligj të cilin nuk e kanë parë dhe më vonë ta tërheqin, e keqpërdorët Bashkimin Evropian duke keqpërdorur flamurin e BE-së me qëllim që t’i mbuloni të fshehtat e marrëveshjes, e ofenduat edhe delegacionin e BE-së në vend në krye me ambasadorin Gir të cilët kishin vërejtje thelbësore për keqpërdorim të flamurit të BE-së dhe mënyrën e miratimit të ligjeve me forcë, e degraduat dhe nënçmuar dhe Gjykatën Kushtetuese e cila në vitin 2022 moti vendim për shfuqizimin e nenit kontestues për mbi 40 orë punë në javë, i injoruat totalisht dhe nuk i dëgjuar sindikatat dhe të punëtorët”, deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk