Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbyllje të emergjencës së shëndetit publik, pas 3 vitesh betejë më pandeminë COVID-19. Kërkesën e bëri ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë mbledhjes së Qeverisë, prej ku tha se institucioni qe ai drejton ka marrë parasysh situatën epidemiologjike në Kosovë, dhe kërkesa e tij bëhet në përputhje me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
OBSH, më 5 maj, duke theksuar tendencën në rënie të vdekjeve nga COVID-19 në gjithë botën, si dhe nivelet e larta të imunizimit të qytetarëve ndaj sëmundjes, këshilloi se është koha për të kaluar në menaxhimin afatgjatë të pandemisë. Kosova kishte shpallur emergjencë të shëndetit publik në mes të muajit mars të vitit 2020. Në Kosovë, 3,217 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, dhe rreth 274 mijë të tjerë janë prekur nga virusi. /alsat.mk