Këshilli i Prokurorëve Publikë sot e mbajti seancën e 80-të në të cilën u zgjodhën 18 prokurorë publikë në 12 prokurori publike në mbarë vendin dhe një prokuror themelor publik në PTHP Shtip.
Për prokuror themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike Shtip është zgjedhur kandidatja e vetme e regjistruar Tatjana Kacarova, gjegjësisht ushtruese e detyrës.
Këshilli i Prokurorëve publikë zgjodhi gjithsej 18 prokurorë publikë të cilët do të marrin detyrën duke filluar nga muaji i ardhshëm në:
PTHP Manastir – Borçe Korunovski dhe Marija Çurlinovska, PTHP Veles – Aleksandra Stankovska, PTHP Gostivar – Ilir Jakupi, Barlet Xhaferi dhe Aleksandra Dimovska, PTHP Dibër – Anita Grazhdani Paçuku, PTHP Dellçevë – Suzana Boshnjakovska, PTHP Kërçovë – Albulena Abazi dhe Emrah Mihtaroski, PTHP Kumanovë – Samir Akifi, PTHP Ohër – Kristina Ilieska Atanasova, PTHP Prilep – Stevço Binovski, PTHP Sveti Nikollë – Darko Cvetanovski, PTHP Strugë – Ermira Musa-Nura dhe PTHP Tetovë – Ilir Abdurahmani, Nina Dimitrieska dhe Jetmir Bexheti.
Në seancën e sotme, ndër të tjera, u miratuan procesverbalet e seancës së 78-të dhe 79-të të Këshillit.
Në pikën e ndryshme, Këshilli diskutoi deficitin e prokurorëve në prokuroritë e tjera dhe zgjidhjet e mundshme për të.