Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka thënë sot se deri më tani janë pranuar mbi 20 mesazhe në adresat elektronike, në të cilat është denoncuar dhuna në shkolla.
Numri i denoncimeve ka arritur në më shumë se 20. Kjo do të thotë se kemi më shumë se 20 emaile të ndryshme. Ka pasur edhe përvoja të mira, rekomandime nga palë të ndryshme që i kanë zgjidhur problemet. Kur flasim për dhunë, kemi edhe situata pozitive. Të shfrytëzojmë edhe përvojat e mira edhe ato të këqija”, ka thënë Shaqiri në përgjigjen e pyetjes para fillimit të debatit të sotëm “Dhuna te fëmijët”.
I pyetur nëse ka pasur ankesa për shkollat që nuk kanë reaguar në rastet e dhunës së bashkëmoshatarëve, Shaqiri ka konfirmuar se ka pasur edhe raste të tilla.
Të rinjtë, prindërit dhe qytetarët mund të raportojnë dhunën e bashkëmoshatarëve në e-mailet “prijavinasilstvo@mon.gov.mk” dhe “paraqitdhune@mon.gov.mk”.