
MPB ka njoftuar se të premten (19.05.2023) janë raportuar të zhdukur pesë persona, katër prej të cilëve fëmijë. Bëhet fjalë për tre fëmijë nga reparti i një institucioni publik në Shkup, një adoleshente nga Radovishi dhe për një të moshuar nga Velesi, transmeton Lideri.mk.
Siç thuhet në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, tre fëmijë të moshës nëntë, pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç janë zhdukur nga Institucioni Publik për Përkujdesjen e Fëmijëve nga terreni Njësia Operative Vllae 3.
“Më datë 19.05.2023, në Stacionin Policor Karposh, nga Instituti Publik për Kujdesin e Fëmijëve është raportuar se fëmijët nën përkujdesin e tyre I.A.(9), RN (16) dhe M.K.(15) janë larguar nga Njësia në Vllae 3. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave”, thuhet në buletin MPB.
Të njëjtën ditë nëna 42 vjeçare e ka paraqitur të zhdukur në polici vajzën e saj 16 vjeçare, kurse në Veles është paraqitur i zhdukur një person në moshë të shtyrë.