Qytetarët janë shprehur kundër futjes së Bullgarëve në Kushtetutë, përkundër kushtit për nisje të negociatave me BE-në, thuhet në anketën e fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.
Sipas kësaj ankete, 56% e qytetarëve vlerësojnë se nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta. Vetëm 27.5% e të anketuarve mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Shqiptarët me mbështetje më të madhe për ndryshimet kushtetuese. 79.3% e shqiptarëve, siç percjell KlanM, janë “pro” kurse 72.4% e Maqedonasve janë “kundër” futjes së Bullgarëve në Kushtetutë.
Sipas anketës, 11.2% e Maqedonasve janë për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, kurse 8.8% e Shqiptarëve janë “kundër” ndryshimeve kushtetuese.
60.8% e të anketuarve vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese do të kenë pasoja negative për vendin derisa 19.1% nuk presin pasoja negative.
Sipas anketës së “Detektor”, siç njofton KlanM, 42% e qytetarëve presin që VMRO-DPMNE-ja të mbetet në qëndrimin dhe të mos i mbështesë ndryshimet kushtetuese kurse 25% presin që partia më e madhe opozitare të ndryshojë qëndrimin.
Sipas përkatësisë etnike, 45.7% e Maqedonasve vlerësojnë se VMRO-DPMNE nuk do të ndryshojë qëndrimin, derisa 43.3% e Shqiptarëve presin që VMRO-DPMNE të lëshojë pe.
Analiza e strukturës së moshës së të anketuarve, sic percjell KlanM, tregon se kundërshtarët më të mëdhenj të ndryshimeve kushtetuese janë më të vjetrit, kurse kundërshtime më të vogla ka te të rinjtë.
Anketa e Institutit për Hulumtime Politike – Shkup është zbatuar përmes telefonit nga 2 deri më 6 Maj të këtij viti me 1.112 të anketuar./KlanMacedonia