Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme, Njësiti për luftë kundër tregtisë ilegale me drogë pranë SPB-Shkup ka privuar nga liria 35 vjeçarin A.P. nga Shkupi. Gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar municion, një pistoletë automatike “Shkorpion”, një pistoletë tjetër markë dhe kalibër të panjohur dhe dy pushkë gjuetie, shkruan Alsat. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk