SEANCA ANULOHET PËR MË 14 QERSHOR
Të dënuarit për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 Prill 2012 sot ishin dërguar në Gjykatën Supreme ku ishte caktuar seanca publike lidhur me aktgjykimet e gjykatave më të ulëta, percjell KlanM.
Seanca është anuluar për shkak se pala mbrojtëse kishte kërkuar përjashtimin e dy gjykatësve të Këshillit të Supremes për shkak se kishin vendosur për këtë lëndë në procesin e parë gjyqësor.
Gjykata Supreme, sic percjell KlanM, duke sqaruar se për momentin nuk kanë qasje në lëndën paraprake, vendosi ta anulojë seancën për më 14 Qershor.
Në rastin “Monstra” me burgim të përjetshëm janë të dënuar Alil Demiri dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Me 15 vite burg është dënuar Fejzi Aziri, kurse Haki Aziri me 9 vite. Një nga pesë të akuzuarit, Sami Luta, ishte liruar nga akuza.
Aktgjykimi i këtillë është I plotfuqishëm, në rigjykim ishte miratuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kurse më vonë ishte konfirmuar nga Gjykata e Apelit.
Rigjykimi për rastin “Monstra”, sic njofton KlanM, erdhi pasi në vitin 2017 Gjykata Suprem e ktheu në fillim me cka lënda u mor nga Prokuroria Speciale Publike.