Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët në kuadër të Samitit të katërt të Këshillit të Evropës që po mbahet në Rejkjavik të Islandës.
Në fjalimin e tij, Kovaçevski theksoi rëndësinë e integrimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si investim në forcimin e sigurisë së Evropës.
Siç njoftojnë nga Qeveria, Kovaçevski iu referua gjithashtu detyrimit të të gjitha vendeve për të dënuar ashpër agresionin kundër parimeve bazë të ligjit ndërkombëtar dhe rendit botëror, përfshirë demokracinë, si dhe për të treguar solidaritet dhe unitet në mbrojtjen e vlerave morale, veçanërisht në kohë sfidash globale.
Tryeza e rrumbullakët, në Samitin e Këshillit të Evropës, u bashkëkryesua nga Presidenti i Rumanisë Klaus Johannes dhe Kryeministri i Luksemburgut Javier Betel, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Sllovakisë Suzana Çaputova, si dhe kryeministrat e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili, i Norvegjisë dhe Jonas Garr Store dhe Italisë Georgia Meloni.