Policia në Italinë jugore tha të martën se kishte sekuestruar 2,700 kg kokainë shumë të pastër të fshehur në paketimet për banane, të cilat ishin dërguar nga Ekuadori.
Sasia e gjetur në portin kalabrez të Gioia Tauro ka një vlerë më shumë se 800 milionë euro, tha në një deklaratë policia italiane e Guardia di Finanza, shkruajnë mediat e huaja.
Dërgesa kishte ardhur nga Guayaquil në Ekuador dhe destinacioni i saj përfundimtar ishte Armenia, nëpërmjet portit të Detit të Zi të Batumi në Gjeorgji.
Droga u zbulua në kontejnerët 12 metra të gjatë falë skanerëve të specializuar, të ndihmuar nga një qen, shtoi policia.
Policia bëri të ditur se kishte gjetur 600 kg të tjera kokainë në ditët e fundit në kontejnerë frutash nga Ekuadori që po transportoheshin përmes Gioia Tauro.
Sipas tyre, këto dërgesa ishin të destinuara për pjesë të tjera të Italisë, Kroacisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë.
Kalabria është shtëpia e ‘Ndrangheta’, e cila ka zëvendësuar Cosa Nostra-n e Sicilisë si organizata më e fuqishme mafioze e Italisë dhe luan një rol qendror në tregtinë e drogës.