Certifikatat e Shtetësisë edhe në formë elektronike

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, bashkë me ministrin e e Brendshëm, Oliver Spasovski, promovuan shërbimin lidhur me lëshimin e Certifikatës së Shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç u theksua, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin Certifikatën e Shtetësisë në formë elektronike në adresën e e-mailit dhe në telefonin celular.

“E ardhmja e shërbimeve publike është digjitalizimi i ‘e-Shërbimeve’ për qytetarët. Në këtë mënyrë reduktohet korrupsioni dhe pritja në radhë të gjata para sporteleve gjatë lëshimit të dokumenteve. Sot kemi 150 shërbime të Portalin Kombëtar të Shërbimeve Elektronike: www.uslugi.gov.mk , ku qytetarëve u mundësohet të aplikojnë ‘online’ dhe pa vonesa”, theksoi ministri Aliu.

Ministri Spasovski, theksoi nënvizoi e se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me transformimin digjital të proceseve dhe të shërbimeve në periudhën në vijim, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime të shpejta nëpërmjet reduktimit të faktorit njeri.