
Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane sot do ta vazhdojë debatin për Propozim-ndryshimet e ligjeve për ndërtimin e korridoreve, që janë me flamur evropian dhe që do të duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.
Anëtarët e komisionit të premten refuzuan amendamentet e opozitës maqedonase, ndërsa në seancën e sotme duhet të fillojë debati për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik.
Deri tash në debatin e Komisionit për Çështje Evropiane, opozita maqedonase dha vërejtje për ligjet që sillen me flamur evropian dhe procedurë të shkrtuar. Ata akuzuan se po miratohen ligjet për një marrëveshje që nuk e kanë parë dhe ku punëtorët detyrohen të punojnë nga 72 orë në javë në vend të 40 orëve.
Deputetët e shumicës aktuale u shprehën se nuk ka rritje të orarit të punës dhe se punëtorët që do të punojnë orë shtesë do të paguhen, ndërsa me ligjet e miratuara, do të shpejtohet ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d.