Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, sot ul siparin për sezonin 2022/23. Nuk do të asnjë presion të rezultateve në javën e fundit, pasi që janë mbyllur të gjitha llogaritë për titullin kampion, largimit nga elita e futbollist, si dhe skuadra që do të luajë në balotazh.
Struga Trim Lum ndeshjen e fundit do të luajnë në shtëpi me Shkupin dhe pas ndeshjes do të pranojnë trofeun e titullit të kampion, që e fitojnë për herë të parë në histori të tyre. Shkëndija ndeshjen e fundit të këtij sezoni do ta luajë në transfertë ndaj Rabotniçkit. Ndërkohë në përballjet e tjera të javës së fundit, Akademia Pandevi sfidon Sileksin, Skopje përballet me Bregallnicën dhe Pobeda takohet me Tikveshin. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 17:00.
Më parë është mësuar se skuadra e Skopjes do të luajë në balotazh përball Vardarit, për një vend në elitën e futbollit vendor. Ndërsa sezoni aktual mbyllet me finalen e Kupës së Maqedonisë, ku Struga Trim Lum takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin.