
Rekordmeni për sa i përket numrit të shënimit të golave në futbollin në Maqedonia, Besart Ibraimi sërish morri çmimin e golashënuesit më të mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Ibraimi mbylli këtë sezon me 19 gola dhe u ndal në vendin e parë, duke lënë pas kolegun e vet nga skuadra e Struga Trim Lum, Bunjamin Shabanin me 12 gola. Në vendin e tretë u ndal Renaldo Sefas nga FC Shkupi me 11 gola.
Për Besart Ibraimin është çmimi i pestë i golashënuesit më të mirë në futbollin elitar në Maqedoni, pasi që katër herë më parë e arkëtoi çmimin e njëjtë me skuadrën e Shkëndijës në vitin 2016, 2017, 2018 dhe 2018