
Bunjamin Shabani ishte protagonisti kryesor i Struga Trim Lum në ndeshjen e luajtur në mesjavë ndaj Shkëndijës në Tetovë, në të cilën kampionët e rinj triumfuan me rezultat 2:1.
Të dy golat e fitores për struganët i realizoi kapiteni Bunjamin Shabani, me çka bëri që mediat e njohura sportive të vendit si “Ekipa” dhe “Sportmedia” ta vlerësojnë kumanovarin si futbollistin më të mirë të xhiros së 32-të.


Kujtojmë se Bunjamin Shabani me dy golat e shënuar këtë mesjavë, arriti në kuotën e 12 finalizimeve në këtë sezon.