KSI rekomandon të hiqen gjitha masat anti-Covid

Me rekomandim të OBSh-së për ndërprerjen e gjendjes së krizës nga virusi korona edhe Komisioni për sëmundje ngjitëse ka dorëzuar propozim deri në Shtabin qendror të krizës për t’u shfuqizuar të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtje nga Covid-19. Të njëjtat kanë paraparë mbajtje të maskave në transport publik, institucione shëndetësore, barnatore dhe shtëpitë e të moshuarve.

Megjithatë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse apelojnë që personat me rrezik të lartë të vazhdojnë të mbajnë maska nëpër spitale, si dhe të vaksinohen. E sa i përket situatës me virusin korona në vendin tonë, javën e kaluar ka pasur 66 të prekur nga ky virus, që është numri më i ulët rekord.

“Kovidi do të vazhdojë të jetë prezent mes nesh. Nuk do të thotë që pse i shfuqizojmë të gjitha masat të cilat lidhen me Covid-19, nuk nënkupton që do të ketë ende Covid-19. Edhe më tej duhet të jemi të vëmendshëm se si do të vijojë situate”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI.