Fillimi i punimeve për rregullimin e bulevardit të Drinit të Zi, ana e djathtë e rrjedhës
Sot, datë 08 maj 2023, filluan punët për rregullimin e shëtitores buzë Drinit të Zi në anën e djathtë të rrjedhës, me pllaka guri shumë më cilësor në krahasim me pllakat aktuale të shtruara, në gjendje jo të mirë.
Projekti në fjalë ka për qëllim përmirësimin e gjendjes për të gjithë këmbësorët që do të lëvizin në këtë pjesë, struganët dhe turistët, lirshëm dhe të sigurt. Punët do të vazhdojnë me një tempo më të shpejt, sepse në Strugë do të zhvillohen disa forume dhe ngjarje të ngjashme me karakter ndërkombëtar.
Një pjesë e kësaj shëtitoreje do të ketë regjim të caktuar nga aspekti i orës, gjegjësisht furnizimit të bizneseve me mall, në mëngjes, kurse gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje ajo pjesë do të dedikohet për të gjithë këmbësorët. Pra, nuk do të ketë ndërtim të rrugës për qarkullim të automjeteve siç ka qenë më parë, nuk do të preket asnjë nga bizneset e vendosura në bulevard dhe tarracat përballë tyre do të mbeten ashtu siç janë, por të rregulluara me gurin e ri që do të shktrohet. Pjesa e shëtitores që do të rregullohet për furnizim me mall do të jetë e kontrolluar për hyrje-dalje përmes barrierës elektronike, nga ana e lumit Drini i Zi.
Apelojmë që qytetarët që lëvizin në këtë bulevard të kenë kujdes nga punët ndërtimore dhe nga makineritë e mëdha!
Komuna e Strugës
08.05.2023
—————————-
Почеток на работите за уредување на булеварот на Црни Дрим, десната страна на течението
Денес, на ден 08.05.2023 година, почнаа работите за санирање на шеталиштето кај Црн Дрим од десната страна на течението, со многу поквалитетни камени плочки во споредба со сегашните поплочени плочи, кои се во лоша состојба.
Предметниот проект има за цел да ја подобри состојбата за сите пешаци кои слободно и безбедно ќе се движат во овој дел, за локалното население и за туристите. Работите ќе продолжат со побрзо темпо, бидејќи во Струга ќе се одржат повеќе форуми и слични настани од меѓународен карактер.
Еден дел од ова шеталиште ќе има одреден временски режим, односно снабдување на бизнисите со стока, во утринските часови, додека во текот на денот и навечер тој дел ќе биде посветен за сите пешаци. Имено, нема да се гради пат за автовозила како што било порано, ниту еден од бизнисите лоцирани на булеварот нема да биде засегнат и терасите пред нив ќе останат такви какви што се, уредени со новите камени плочки што ќе се постават. Делот од шеталиштето што ќе биде уреден за снабдување со стоки ќе се контролира за влез и излез преку електронската бариера, на страната на реката Црни Дрим.
Апелираме до граѓаните кои се движат по овој булевар да внимаваат на градежните работи и големите машини!
Општина Струга
08.05.2023 година