Për dy ditë, në adresën për raportimin e dhunës në MASH kanë arritur dhjetëra porosi

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se në adresën elektronike prijavinasilstvo@mon.gov.mk dhe paraqitdhune@mon.gov.mk, gjatë dy ditëve të fundit kanë arritur dhjetëra porosi. Sipas MASH, disa prej tyre i referohen dhunës së bashkëmoshatarëve, ndërsa ka edhe ish-profesorë, me sugjerime se si të parandalohet dhe të reduktohet dhuna mes fëmijëve dhe të rinjve të moshës shkollore.

“Ministria tashmë është duke përgatitur protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe mësimdhënësve, lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale në mjedisin shkollor. Në konsultim me komunitetin e ekspertëve, do të përforcojmë më tej programet parandaluese për të luftuar bullizmin, duke promovuar dialogun dhe jo dhunën si element kyç në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve. Për tʻia ndalur në aktivitetet për mbrojtjen dhe zhvillimin e duhur të rinisë sonë, ftojmë prindërit që në mënyrë aktive të marrin pjesë, duke i edukuar fëmijët e tyre drejt tolerancës, jo dhunës si dhe respekt e mirëkuptim për ata që janë të ndryshëm nga vetja. Vetëm me përpjekjet e përbashkëta të të gjithë faktorëve në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve mund të luftojmë për rini të shëndetshme dhe shkolla të sigurta”, thonë mes tjerash nga MASH.