Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Në të njëjtën ceremoni, gruaja e tij Camilla, është shpallur mbretëreshë. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”. Zilet janë dëgjuar nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur ka nisur ceremonia. Ky kurorëzim – i pari i një burri, prej vitit 1937 – përbën vetëm ceremoninë e dytë të tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra. Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar. Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë. Në ceremoninë e kurorëzimit morën pjesë mbi 2.300 mysafirë.