
Policia në Beograd ka arrestuar K. K. (14), i cili rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm ka vrarë të paktën tetë fëmijë, një roje dhe ka plagosur rëndë mësuesin e historisë dhe disa të tjerë me armën e të atit.
Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollë.

Në hyrje është ndaluar një roje sigurie me të cilin ka debatuar dhe ka nisur ta sulmojë atë. Më pas, ai e qëlloi me gjakftohtësi.