Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa seksione, komunikacioni zhvillohet me devijime. Janë instaluar sinjalistikë adekuate të trafikut dhe për këtë arsye rekomandojmë respektimi të rreptë të lëvizjes së shpejtësisë.