Prodhimi industrial në mars të këtij viti, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, është rritur për 1.3 për qind. Në tre muajt e parë të vitit 2023, megjithatë, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, shënoi rritje prej 0.1 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 11.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 2.4 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 10.1 %. Rritje në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i farmaceutikëve bazë dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të pa përmendura diku tjetër dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmë shtigjeve. Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin mars të vitit 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 5.5 %, Prodhimet kapitale për 11.8 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 8.0 % derisa rënie vërehet te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 11.0 % dhe Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 5.1 %.