Të mërkurën, do të mbahet mbledhja konstituive e grupit të punës për reforma zgjedhore i formuar nga Ministria e Drejtësisë, që duhet t`i implementojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, kurse njëkohësisht duhet të punojë për Kodin e ri Zgjedhor.
Grupi i Punës do të funksionojë me përfaqësues politik nga LSDM-ja, BDI-ja, ASh-ja, BESA, Alternativa, E Majta dhe Lidhja Demokratike, kurse për momentin pa përfaqësues të VMRO-DPMNE-së.
Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, dje theksoi se VMRO-DPMNE-ja do të mbështesë një njësi zgjedhore, nëse qeveria dhe partitë shqiptare e mbështesin këtë model. Sipas tij, ndryshimet teknike që lidhen me vërejtjet e OSBE-së do t`i mbështesë pa përfaqësues në Grupin e Punës. Sa do të arrijë që ky grup pune të përpunojë modelin që do ta kalojë filtrin e Kuvendit, mbetet çështja që duhet të zgjidhet së shpejti, duke marrë parasysh se në pjesën e parë të vitit 2024 duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.