
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) gjatë ditës së sotme do të organizojë protestë për të shënuar 1 Majin – Ditën e punëtorin me moton “Punëtorët janë shteti”.
Protesta pritet të fillojë nga ora 12:00 para objektit të LSM-së.
“Konsiderojmë se rritja e pagave për funksionarët për 78% ose 2.000 denarë në ditë, vendosja e punës 12 orëshe në ditë për një pjesë të madhe të punëtorëve, gënjeshtra e punonjësve të shëndetësisë dhe mos-rritja e pagave të tyre janë motiv dhe arsye më shumë që të dilet në protestë dhe të shprehet pakënaqësia”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestë.
Nga LSM u bëjnë thirrje të gjithëve, punëtorëve, sindikatave dhe qytetarëve që duhet të bashkohen dhe të tregojnë unitet për të ndaluar qëllimet dhe politikat e jo të mira të qeverisë.