Funksionarët e cilësojnë veten si elitë, ndërsa nuk mendojnë aspak për popullin. Kështu thonë qytetarët e revoltuar për pagat e zyrtarëve, të cilat nga ky muaj pritet të jenë shumë më të larta bazuar në vendimin e Kushtetueses. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se rritja nuk duhej të lejohej.
“Nuk duhet të lejohet, duhet që kjo gjë ligjërisht të ndalohet, pasi që nuk e kanë merituar…Kjo është normale, kur në shtet nuk funksion asgjë, atëherë funksionarë shohin se si të sigurojnë sa më shumë të ardhura për vete derisa janë në funksion, për popullin nuk gajlosen fare”.
“Pikë së pari duhet të fillojnë rritjen e pagave te pensionistët dhe rrogat që janë të ulëta, pastaj duhet të shohin për vete, se ata kanë ardhur në ato pozicione, i kanë ato merita prej popullit, duhet shumë të jenë kujdesshëm që të mos i hyjnë në hak dhe borxh kësaj popullate, se me të vërtetë janë duke vuajtur me të madhe”.
“Nuk është aspak në rregull, kjo flet se ata shquhen si një elitë e veçantë dhe aspak nuk janë me popullin. Thjesht mendojmë se i gjithë buxheti shkon për mëditje të tyre, shpenzime rrugore, nuk ka investime dhe kjo është për kritikë, siç besoj nuk jam e vetmja, mendoj se shumica e mendojnë këtë”.
“Ky shteti jonë na i vjedh paratë tona, paguaj taksa këtu atje, rrit rrogat ma lart, na pensionet më të vogla, duhet t’i rrisin edhe për ne, punë s’ka asgjë nuk ka ky shtet”.
“Nuk është kjo mirë, vetëm për funksionarët, e çfarë do të bëjnë punëtorët, klasa normale me 300-400 euro, këtu ka shtrenjtim… Me ato para që marrin pensionistët, mund të vdesin dhe të shkojnë, asgjë tjetër nuk mund të bëjnë. Këtu nuk ka asnjë perspektivë”.
“Edhe unë mendoj njëjtë, duhet për pensionistët të mendohet pak”.
“Me 7 mijë denarë nuk mund të ia dilni me këto shtrenjtime. Çfarë do të paguani, ujë, rrymë, nuk e di, nipërit shkojnë në shkollë me 7 mijë denarë, unë nuk mund të jetoj”.
“Ata nuk kanë tru, ky popull prej çfarë po jeton, ja unë kam pension, thanë 8,4% do ta rrisin, nuk e rritën, ja këtë të fundit prapë 6,4. Me gënjeshtra nuk bëhet shtëpia…”./Alsat.mk