LAJMI I HIDHUR/ Ndërron jetë Xhevahir Çollaku, veprimtar i çështjes kombëtare nga Ladorishti
Më rastin e ndarjës nga jeta të shokut e bashkveprimtarit të çështjës kombetare Xhevahir Qollaku !
Letër ngushellimi vëllaut Bashkimi dhe familjës, Bashkim dhe ju familjarë e të dashur të Xhevahirit,
Të gjithë ne shokët e Xhevahirit jemi të tronditur më ndarjën nga jeta të shokut tonë të dashur e fisnik, familjarit e atdhetarit të perkushtuar Xhevahir Çollaku i cili Atdheun e deshi shumë dhe që i angazhuar më perkushtim të madh në momentet kur kerkohej ndihma e atdhetarëve!
Xhevahiri ishte shumë i angazhuar në ndihmë luftës çlirimtare si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni!
Xhevahiri ishte sekretar i fondit të Ushtrisë Çlirimtare Kombetare ,,Liria Kombëtare ” dhe falë seriozitetit dhe perkushtimit kombetar të tij, profesionalizmit dhe angazhimit më tërë qenjen e tij si nē mobilizimin e masave shqiptare për të ndihmuar luften ashtu edhe në propagandimin e luftës së drejt të UÇK edhe Ne të gjithë shokët e Kryesisë dhe mekanizmat tjere e patëm më të lehtë të jemi në nivel të pergjegjesisë në ato vite të rënda për popullin shqiptarē në trojet e veta në MV.
Prandaj i dashuri Bashkim dhe ju tê gjithë të dashur familjarë si bashkëshortja, djemtë ,motrat ,vëllezerit dhe të gjithë të dashurit e Xhevahirit të mbaheni fort nga kjo goditje sepse edhe ne jemi të goditur nga ndarja nga jeta e Xhevahirit !
Por, edhe ju edhe ne gjithmonë do të jemi krenar që e kishim në mesin tonë sepse ate të pa harruar e bëri jeta e tij ,edhe pse e shkurtër , por me dinjitet !
Xhevahirin e beri të pa harruar për shokët e bashkveprimtarët vepra e tij në sherbim të Atdheut dhe çeshtjës kombëtare !
I përjetshëm kujtimi për atdhetarin Xhevahir Qollaku !
I lehtë të qoftë dheu i tokës mëmë shoku ynë Xhevahir Qollaku ! 🇦🇱