Planet e evakuimit masiv janë duke u zhvilluar në rajonin jugor të Khersonit, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të intensifikojnë granatimet në zonë.
Në një deklaratë në Telegram, guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin tha se trupat ruse kishin “rritur granatimet jo vetëm në Kherson, por edhe në të gjithë Ukrainën”.
“Ukrainas, familje të tëra, fëmijë po vdesin”, tha ai, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi. “Unë nuk mund të lejoj që njerëzit e Khersonit të vuajnë”.
Ai vazhdoi duke thënë se granatimet e shtuara ishin arsyeja pse u dha një urdhër për të “përpunuar paraprakisht mënyra për të evakuuar popullsinë civile në rast të bombardimeve masive të rajonit”.
Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar, trupat ukrainase mbërritën në qendër të qytetit strategjik të Khersonit pas tërheqjes së Rusisë – me banorë të gëzuar që festonin çlirimin e tyre.
Qyteti Kherson ishte i vetmi kryeqytet provincial që u pushtua nga rusët që kur ata pushtuan në fund të shkurtit dhe rajoni u aneksua së bashku me tre të tjerë në shtator.
Por në fund të vitit të kaluar, komandantët ushtarakë të Rusisë thanë se nuk mund të furnizonin më trupat në qytet dhe në bregun perëndimor të lumit Dnipro ku ndodhet qyteti.
Forcat e Moskës ende kontrollojnë rreth 70% të rajonit Kherson.