Trupat ruse po përgatiten për kundërsulmin e ukrainasve, në pritje të së cilës po hapin llogore dhe po ngrenë fortifikime në territoret e okupuara të Ukrainës.
Zonat në të cilat forcat e Moskës mendojnë se do të ndodhë sulmi nga ushtria e Kievit janë ato rreth Zaporizhzia dhe kufiri me Krimenë. Lajmi u bë ditur nga BBC duke iu referuar imazheve satelitore të cilat duket se konfirmojnë se ushtria ruse filloi hapjen e llogoreve pas çlirimit të Khersonit.
Pozicionet mbrojtëse të Rusisë janë më të përqendruara pranë vijës së frontit në juglindje të rajonit Zaporizhzhia, si dhe në një ngushticë që lidh Krimenë me Ukrainën kontinentale.
Marrja në kontroll e centralit nga forcat ruse vitin e kaluar rriti frikën në të gjithë botën për një katastrofë bërthamore, me disa shqetësime se ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë në vend mund të shkaktojnë përhapjen e rrezatimit në të gjithë Europën.
Reaktorët për momentin janë të mbyllur, që do të thotë se ata po prodhojnë shumë më pak nxehtësi sesa para luftës. Por kurrë më parë një termocentral bërthamor nuk është përdorur si mburojë në luftë.
Pra, sa duhet të jemi të shqetësuar për ndërprerjet e energjisë në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës?
Dr Jonathan Cobb, menaxher i lartë i komunikimit në Shoqatën Botërore Bërthamore, tha se ndërprerjet e energjisë në vend nuk kanë qenë të vazhdueshme dhe në të gjitha rastet kur energjia ishte ndërprerë, gjeneratorët rezervë me naftë vazhduan furnizimin me energji për sistemet e centraleve bërthamore.
Megjithatë, tha ai, dëmtimi i qëllimshëm i linjave të energjisë, ishte një “akt i papërgjegjshëm” dhe përpjekjet e IAEA për të krijuar një zonë të mbrojtur rreth zonës nuk kanë qënë të suksesshme deri më tani.