Takimi i parë i Grupit Punues për bullgarët në Kushtetutë

Grupi punues që do të hartojë tekstin e ndryshimeve kushtetuese u mblodh për herë të parë sot, në ndërtesën e Qeverisë. Disa nga anëtarët, të cilët janë ekspertë të çështjeve të kushtetutës të ftuar nga Ministria e Drejtësisë, thonë se u takuan dje, por pa përfaqësuesit e partive politike. Apelojnë që puna e tyre të mos politizohet.

“Dje patëm një seancë konstituive pune të një grupi ekspertësh. Ne kemi krijuar pikëpamjet parimore dhe zgjidhjen konceptuale për Rregulloren e mënyrës së punës. Ne kemi zgjedhur kryetar dhe nënkryetar, dhe sot kemi një takim me përfaqësuesit e tjerë, domethënë pjesa politike e grupit tonë, dhe kështu do të përcaktohet një agjendë e re”, u shpreh Sali Murati – anëtare i Grupit të Punës.

“Partitë kanë agjendat e tyre të veprimit partiak, por grupi i ekspertëve është diçka krejtësisht tjetër – ai ka pjesën e vet të detyrimeve, domethënë të paraqesë argumentet për nevojat e mundshme për ndryshime”, tha Bajram Pollozhani, Anëtar i Grupit Punues.

Në ditën e parë të punës, presidenti Stevo Pendarovski u shpreh i kënaqur me fillimin e procedurës dhe shtoi se pikëpamjet e tij në grup do të përfaqësohen nga këshilltari Aleksandar Spasov.

“Meqenëse supozoj se është një detyrim që ne të gjithë e dimë si dhe publiku i gjerë e di, nuk ka shumë punë këtu, objektivisht nuk ka. Nuk e di se sa seanca do tu duhen, por fakti është se është mirë që ata e kanë filluar atë procedurë dhe është mirë që ajo të zhvillohet para publikut, nuk ka agjenda të fshehura këtu”, deklaroi Stevo Pendarovski – President.

Në grup nuk ka përfaqësues të asnjë partie opozitare. VMRO DPMNE-ja, përsëriti se grupi i punës nuk ka kredibilitet dhe duhet të shpërbëhet. Ata thonë se ekspertët e vërtetë nuk donin të ishin pjesë e asaj që ata e quajtën cirku i pushtetit. /Alsat.mk