Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski takoi sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku në fokus ka qenë bashkëpunimi midis dy vendeve dhe prioritetet e përbashkëta.
Në takim siç thuhet, u nda një vlerësim i përbashkët se marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore dhe konstruktive, me dialog të rregullt dhe të hapur dhe pa çështje të hapura mes dy vendeve.
“Bashkëbiseduesit u dakorduan për hapat e mëtejshëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimit të miqësisë mes qytetarëve të dy vendeve.
Kryeministri Kovaçevski e uroi Kosovën për liberalizimin e miratuar të vizave dhe tregoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë aktivisht aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, u shpreh gatishmëria për organizimin e një seance të dytë të përbashkët të qeverive të dy vendeve, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje të reja dypalëshe në disa fusha.
Kovaçevski theksoi se Kosova është një partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të dy drejtimet”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Duke iu referuar dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe inkurajon të dyja palët për dialog të mëtejshëm produktiv në drejtim të rritjes së besimit