Me rastin e Javës Evropiane të Imunizimit, filloi fushata mbi përfitimet e vaksinimit në kohë

Me rastin e festimit të Javës Evropiane të Imunizimit 2023, Ministria e Shëndetësisë filloi aktivitetet në terren në kuadër të një fushate të gjerë për promovimin e imunizimit, e cila zbatohet së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Fushata do të mbulojë 20 komuna (120 vendbanime, rurale dhe urbane), ku një mbulim më i ulët i fëmijëve të vaksinuar është regjistruar sipas Kalendarit për imunizim të detyrueshëm, si dhe vaksinim kundër COVID-19.

Më shumë se 30 ekipe mjekësh nga Shtëpitë Shëndetësore të vendit shkojnë “derë më derë”, duke vizituar familjet ku ka njerëz të pavaksinuar.

Ekipet informojnë familjet për përfitimet e imunizimit, ndajnë materiale promovuese dhe, në marrëveshje me prindërit, kanë mundësinë të caktojnë terminet e vaksinave nga kalendari i rregullt i imunizimit.

Fushata do të zgjasë pesë javë (deri në fund të majit) dhe është planifikuar të vizitohen mbi 2,900 familje.

Në kuadër të fushatës, të moshuarit mbi 60 vjeç kanë mundësinë të marrin në vend një vaksinë multivalente kundër Covid-19 si një dozë përforcuese.