Urimi i drejtorit të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë, Prof.Dr.Dashmir Nasufi, me rastin e festës së Fitër Bajramit

Të dashur familjar
Të nderuar miq
Ju uroj Fitër Bajramin! Lutem që t’u jetë pranuar agjërimi si sakrificë dhe adhurimet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit!

Kjo festë le të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo besimtari!
Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë që të respektojmë dinjitetin dhe vlerat morale, fetare, kombëtare dhe njerëzore!