Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka publikuar shpalljen për punësimin e punëtorëve deri në vitin 2028 për projektin e ndërtimit të katër autostradave përmes “Bechtel dhe Enka”, respektivisht për realizimin e Korridorit 8 dhe 10d. Sipas njoftimit, N.P. “Rrugët Shtetërore” do të punësojë punëtorë sipas rregullores së tyre, që do të thotë 40 orë punë në javë, jo siç është marrë vesh me “Bechtel dhe Enka” për 60 orë pune në javë. Afati i fundit për regjistrim është 25 prilli.
Ndërmarrja publike kërkon asistent të koordinatorit kryesor dhe përgjegjës të projektit, i cili duhet të jetë inxhinier ndërtimi, ndërsa paga bazë do të jetë 70.052 denarë; koordinator i njësisë për përgatitjen e projektit me fakultetin e kryer për punë sociale-paga prej 60.005 denarë; koordinator i njësisë për kryerjen teknike të projektit i cili duhet të jetë inxhinier ndërtimor, për pagë prej 65.029 denarë…