Më shumë se 100 kilogramë kokainë u kapën në një anije mallrash që ishte ankoruar në Husnes të Norvegjisë. Gjatë operacionit, Shërbimi Doganor Norvegjez, në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe policinë, zbuluan drogën e cila ishte fshehur në një anije mallrash që vinte nga Amerika e Jugut. Sipas Agjencisë Doganore, lënda ishte ngjitur poshtë vijës ujore në anije. Gjatë operacionit u arrestuan 5 meshkuj dhe 1 femër, të gjashtë janë nga Shqipëria, të moshës 20-40 vjeç. Policia beson se personat përbëjnë një grup të organizuar kriminal. Shqiptarët mësohet se kanë qëndruar në Norvegji vetëm disa ditë para se të arrestoheshin pas zbulimit të sasive të mëdha të drogës.