
Sot (16.04.2023), oficerë policorë të Njësisë për Punë të Brendshme Strugë kanë privuar nga liria Zh.V.(30) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se në orët e mbrëmjes të datës 15.04.2023, me përdorimin e forcës bashkë me një vajzë nga Ohri kanë hyrë në një vikend shtëpi në një fshat të Strugës ku pastaj ai në mënyrë të paligjshme ka mbajtur vajzën 19-vjeçare nga Ohri, me të cilën njihej më parë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi e duhur. SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami