Mjekët amë: Është rritur për 30% numri i pacientëve

Alergjitë pranverore, por edhe gripi kanë bërë që në dy javët e fundit të rritet për 30% numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore nga mjeku amë. Simptomat kanë qenë kryesisht temperaturë e lartë mes 38 dhe 39 gradë dhe zgjat një apo dy ditë. Sipas mjekëve, kjo nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

“Disa prej tyre kanë pasur kollitje një apo dy ditë para temperaturës, kollitja zgjatë tre apo katër ditë, pak plogështi që është simptomë normal. Një numër i madh i tyre kanë pasur edhe probleme me stomakun. Simptomat zhvillohen shumë shpejtë dhe në ato katër apo pesë ditë.”, – deklaroi mjekja, Georgievska.

Mjekët amë: Mund të bëhet fjalë për nënvariant të Kovid 19

Por, mjekja thotë se zakonisht pasqyra e gjakut tek këta pacient rezulton e rregullt. Ata nuk përjashtojnë mundësinë që të bëhet fjalë me ndonjë nënvariant të Kovid 19.

“Në këto 14 ditë kam vërejtur se më të prekur janë fëmijët nga 7 deri në 10 vjet dhe kishim disa pacientë të shkollave të mesme 15 deri në 17 vjet. Diku rreth një prillit, atë javë kishim më shumë fëmijë nga çerdhet.”, – theksoi mjekja, Georgievska.

Ana pozitive është se përqindja e nevojës për trajtim spitalor është e ulët, thonë mjekët, sipas të cilëve personat e vaksinuar apo të prekur nga Kovid 19 gjatë valës së përhapjes së virusit, kanë zhvilluar imunitet të fuqishëm.