Sulmi ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik kategorizohet si sulm ndaj personit zyrtar. Në ndryshimet e Kodit Penal të miratuara në Kuvend, ligji garanton një siguri më të madhe ndaj punëtorëve mediatik gjatë kohës kur ata janë në krye të detyrës. Në ndryshim plotësimet e bëra në Kodin Penal parashikohen dënime më të rrepta për veprat vrasje, parandalim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës, rrezikimi i sigurisë dhe Detyrimi.
Për sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik gjatë kohës kur janë duke kryer detyrën zyrtarë pason dënim me burg. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, për kërcënimin me jetë të punonjësve të medias, avokatëve dhe punonjësve të shëndetësisë, sulmuesit do të dënohen me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Dhe nëse kërcënimi shkakton një ndjenjë frike ose pasigurie, dënimi mund të arrijë deri në një vit burg. Nëse ndaj këtyre personave ushtrohet dhunë, atëherë dënimi me burg është nga tre muaj deri në tre vjet.
Ndryshe në Maqedoninë e Veriut janë shtuar kërcënimet në rrjetet sociale ndaj personave mediatik ku edhe shkaktohen shqetësime dhe ndjenjë frike ose pasigurie ku në bazë të Kodit Penal të miratuar këtë vit, ku një kërcënues mund të dënohet deri 3 vjet burg.